Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Koreografia kundër Kosovës, Bislimi: Serbia përdor tifozët për të çuar mesazhe lufte

22:37 / July 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
serbi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Thirrjet kundër Kosovës në një ndeshje futbolli në Serbi kanë sjellë reagimin e Prishtinës. Zyrtarë të qeverisë së Kosovës kanë kërkuar reagimin e institucioneve zyrtare.

Koreografia e përdorur nga tifozët serbë “Delije” gjatë ndjeshjes ndërmjet “Yllit të kuq” dhe Fiorentinës në Beograd, ka ngjallur reagime të shumta. Koreografia në të cilën shkruhej “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”, për zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është një mesazh i qartë, të cilët  presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, qëllimisht nuk i përmend publikisht.

“Ai ka nevojë për veprime të tilla që të ushqejë urrejtjen dhe nacionalizmin etnik në opinionin publik, i gjithë aparati shtetëror në Serbi është i ndërtuar që media, sporti, arti, kultura, shkenca, të përdoren si mjete propagande dhe që të nxisin dhunë, terror, tensione dhe luftë”, ka shkruar Bislimi.

Edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, është shprehur se Serbia po përdor tifozerinë për mesazhe lufte. Ai ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të heshtë ndaj këtij veprimi.

“Kërcënimet me luftë nga stadiumi i futbollit duhet të kundërshtohen nga organizatat ndërkombëtare të futbollit, të cilat i ftojmë për marrjen e masave të duhura ndëshkuese. Këto veprimeve të Serbisë janë të papranueshme, andaj komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të qëndrojë në heshtje”, ka shkruar Çeku.

bislimi koreografia Kosova
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasadori britanik në Beograd: Me udhëheqjen e re serbe do të flasim për normalizimin me Kosovën

17:54 / November 8, 2026

Analiza/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

17:00 / November 8, 2026

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

SHBA ofron 20 milionë dollarë për informacione lidhur me programin bërthamor të Iranit

14:58 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.