Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

I internuar në Bjellorusi pas revoltës së Wagner/ Pse Prigozhin ndodhet me Putin në Shën Petersburg?

23:59 / July 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
prigozhin 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lideri i Wagner, Yevgeny Prigozhin ndodhet në Shën Petersburg, aty ku është duke u mbajtur samiti Rusi-Afrikë.

Botës iu tha se ai ishte internuar në Bjellorusi pasi kishte udhëhequr një rebelim jetëshkurtër kundër Kremlinit kështu që pse është kthyer në Rusi? Dr Melinda Haring, bashkëpunëtore e lartë në Qendrën Eurasia të Këshillit Atlantik, beson se prezenca e Prigozhin në Shën Petersburg sinjalizon disa mesazhe.

“Po thotë se Prigozhin është pjesë e institucionit të Kremlinit dhe se të gjitha interesat e sigurisë në Afrikë me grupin Wagner janë në rregull. Putini dhe Prigozhin janë përsëri shokë të mirë dhe Perëndimi e ka “ekzagjeruar” mosmarrëveshjen e tyre”- tha Haring.

Dr. Haring sugjeron se prania e Wagner në të gjithë Afrikën mund të ketë ndihmuar në shpëtimin e lëkurës së Prigozhin pas kryengritjes.

“Duhet të mbani mend gjithashtu se ai ka një marrëdhënie të gjatë me Vladimir Putinin dhe nuk është e lehtë të bëhesh mik i ‘mirë’ me të.

Në thelb të gjësë, Prigozhin është i dobishëm. Ai e ndihmon Putinin të ndjekë interesat strategjike të Rusisë në Afrikë“- u shpreh analistja.

“Këtë fundjavë ka një referendum në Republikën e Afrikës Qendrore dhe Wagner po ofron siguri për atë referendum. Ai referendum do të zgjasë kufizimet e mandatit presidencial për liderin atje, dhe shumë mbështetës i Moskës.

Sinjali i madh është: ‘Udhëheqësit afrikanë, mos u shqetësoni, ne ju kemi. Wagner është ende duke bërë biznes dhe ju mund të mbështeteni tek ne’.”– tha Haring.

Prigozhin shen petersburg wagner
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.