Ish-kryeministri Sali Berisha në deklaratën e përjavshme me gazetarët, ndër të tjera ka deklaruar se Lulzim Basha është peng i Edi Ramës dhe se nëse ky i fundi ‘e lëshon’, rrezikon burgim me 6 deri në 12 vite.
Ai tha se Basha është i kapur me dosje krimi për pastrim parash dhe se është marrë disa herë në pyetje nga prokuroria belge.
“Për çdo shqiptar Basha është peng i Ramës. Basha nuk është i kapur me dosje spiunazhi, por me dosje krimi. Dosja e krimit të tij nuk është shpikje e Berishës, por realitet në Prokurori, dosje e cila është ngritur me akuzën për larje parash kundër Bashës, që shkon nga 6 deri në 12 vite burg. Basha është në hetim ndërkombëtarë me dosjen Toyota Yaris, është marrë disa here në pyetje nga prokuroria belge”, tha Berisha.
