Albana Leka dhe Ines Memisharaj, violinistet e famshme të “Top Channel”, kanë publikuar një video në llogarinë e tyre në “Facebook” teksa ndodhen në një dyqan me rroba të përdorura.
Duke kërcyer e kënduar, ndryshe nga shumë kolegë të tyre të botës së televizionit, artistet nuk e kanë problem ta pranojnë që preferojnë të vishen me rroba të dorës së dytë.
“Një maune me rroba ka sjellë Mondi enkas për ne. Veshjet tona mo t’bukra mbajnë emrin “Te Shefkija”. Me aheng e tu kërcy, bojmë zgjedhjet e duhura”, shkruan Leka krahas videos.
Megjithatë, përpos mesazhit, “reklama” rezultoi efikase për “Mondin”, për aq kohë sa komentuesit kërkonin të dinin adresën e dyqanit.
