Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes së qeverisë në Tepelenë. Ai deklaroi se Shqipëria po njeh rritje të madhe të investitorëve.
“Imazhi i Shqipërisë është përmbysur tërësisht. Ajo që shohim nga brenda është rritja e paimagjinueshme të interesit të investitorëve të huaj. Nuk flasim për projekte të fokusuara në sektorin e energjisë, por investitorë të mëdhenj në fushën e turizmit, teknologjisë, të cilët deri para disa vitesh më parë s’do e konsideronin Shqipërinë për të ngritur biznesin e tyre”, tha Rama.
