Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama flet për ndryshimet në kabinet: Po punojmë për rikonceptimin e qeverisjes

13:46 / July 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 rama 1 1280x720 1690627484
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij pas mbledhjes informale të qeverisë që po realizohet në Tepelenë, u shpreh se fokusi i takimit ka qenë vetëreformimi i qeverisjes.

Sipas tij vetereformimi nuk lidhet vetëm me emra njerëzish apo emërimi apo shkarkim ministrash, por sipas tij qëllimi është rikonceptimi i procesit qeverisës për të rritur eficencën në shërbim të qytetarëve.

“Kemi gjithmonë tendencën ti lidhim reformat me njerëz dhe personal, por me lirime apo emërime apo me shkarkime.

Por, vetëreformimi është shumë më i gjere se kaq, rikonceptim i procesit qeverisë në funksion të rritjes së eficencës për të arritur rezultate më të qëndrueshme në kushtet ku ndodhet sot Shqipëria.

Siç kemi bërë edhe në të shkuarën. Në fund të një sesioni, në përgatitje të një sesioni tjetër është diskutuar shumë hapur dhe me shumë debat mbi problematikat. Është bërë një analizë e arritjeve, por duke i parë arritjet jo nga këndvështrimi i të djeshmes, por nga pikëpamja e të ardhmes, pra me sy kritikë. Po ashtu është riparë dhe mundësia për të riorganizuar të gjithë procesin qeverisës duke filluar nga vetë organizimi i këtij procesi në godinën e qeverisë.

Besoj që kemi arritur disa rezultate të dobishme. Kemi vendosur disa piketa të rëndësishme në mënyrë që sesionin e ri ta fillojmë me një kurs të ri, por edhe me një rritje të konsiderueshme të kapaciteteve qeverisëse duke forcuar shumë rolin e zv.ministrave, por edhe duke përfshirë në vendim-marrje dhe në proces edhe të tjerë drejtues të agjencive të rëndësishme. Ndërkohë që do të krijojmë një kanal të ri ndërveprimi me ekspertizën vendase dhe të huaj, me botën akademike, me organizatat ndërkombëtare, por edhe me individë që kanë çfarë të na mësojnë qoftë brenda, qoftë jashtë vendit”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.