Policia kufitare Durrës së bashku me rojën e plazhit kanë shpëtuar babë e bir, të cilët rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Spillesë.
Ata janë nxjerrë nga deti dhe u është dhënë ndihma e parë mjekësore.
“Në plazhin e Spillesë, shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, bashkë me rojën e plazhit, kanë shpëtuar 2 shtetas që rrezikuan të mbyteshin ndërkohë që po laheshin në det. 44-vjeçari dhe djali i tij 9 vjeç u nxorrën në breg dhe iu dha ndihma e pare”, thuhet në njoftim.
