Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Pas debatit në lokal e thirri jashtë dhe e qëlloi me armë, detaje nga plagosja në Fier

14:08 / July 30, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Orges Buzi, 33 vjeç është qëlluar me armë zjarri nga një person pas një sherri të ndodhur në një lokal në Fier.Ngjarja ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e njohur si “Vija e Ngjalës”, ku autori i dyshuar Ledion (Enea) Nebiu, 30 vjeç, nga Patosi plagosi me armë zjarri 33-vjeçarin dhe më pas u arratis.

Sherri mes tyre ka nisur brenda lokalit, ku ndodheshin në tavolina të ndryshme. Ata kanë filluar të debatojnë me fjalë fillimisht. Më pas autori e ka thirrur 33-vjeçarin Buzi jashtë lokalit dhe e ka qëlluar një herë me pistoletë në pjesën e poshtme të trupit dhe është larguar.

33-vjeçari i plagosur ndërkohë ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Policia vijon kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe çdo provë tjetër që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë të ngjarjes. Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sherri nisi jashtë bilardos, si i plagosi me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has, arrestohet pas ngjarjes

15:42 / October 23, 2026

I sekuestrohet pasuri me vlerë 77 milionë lekë, një kompani dhe 24 makina anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, SPAK jep detajet

12:44 / October 22, 2026

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.