Jo vetëm Gjermania, por edhe Austria dhe Britania po “peshkojnë” punëtorët shqiptarë.
Prej vitesh Gjermania po merr punëtorë nga Shqipëria. Madje në 5 vitet e ardhshme Republika Federale kërkon edhe 2 milionë punëtorë qoftë edhe të pakualifikuar. Ajo që e bën shqetësuese situatën është fakti që edhe dy vende të tjera europianë, Austria dhe Britania e Madhe po kopjojnë metodat gjermane dhe po rekrutojnë punëtorët shqiptarë. Ekspertët e punësimit thonë se shtatori nuk do të vijë me lajme të mira, përsa i përket plotësimit të nevojave të tregut vendas më fuqi punëtore.
“Nga Gjermania kërkesa për fuqi punëtore edhe të pakualifikuar, dhe pa njohuri gjuhe, vetëm rritet. Përmend këtu punonjës ndërtimi, fabrikash, fasonerish. E në të njëjtën kohë ka kërkesa të madhe edhe për punonjës më të kualifkuar si mekanikë, hidraulikë, elektriçistë, kuzhinierë. Për të mos folur për turizmin që Gjermania ka kërkesa shumë të mëdha, duke filluar që nga kamarierët, e lart.
