Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dogji 30 Ha me vreshta dhe dru frutorë, pranga të riut në Lushnjë

12:50 / August 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
c2fcbc5f d3b4 4a9c b678 36ccb4d2b8c0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se nga pakujdesia, teksa tentonte që të digjte barërat e egra në tokën e tij, i ka vënë fjalën 30 hektarë me hamull, vreshta dhe dru frutorë.

Ngjarja në fjalë ndodhi në Toshkëz të Lushnjës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Angazhim maksimal i Policisë, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e veprimtarive kriminale të zjarrvënies së qëllimshme apo nga pakujdesia. Ndezi zjarr për djegien e barërave të egra, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën 30 hektarë me hamull, me vreshta dhe me dru frutorë, vihet në pranga 19-vjeçari. Shpallet në kërkim një nga pronarët e sipërfaqes së tokës së djegur, i cili kishte punësuar 19-vjeçarin, për të djegur barërat e egra.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme për një rast zjarrvënieje në fshatin Toshkëz, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M. S., 19 vjeç, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin E. D., 32 vjeç, pasi 19-vjeçari, i punësuar nga shtetasi E. D., për djegien e barërave të egra, në tokën në pronësi të tij, iu ka vënë zjarri këtyre barërave dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur 30 hektarë me hamull, me vreshta dhe me dru frutorë, në pronësi të disa shtetasve.

Vijon puna për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasit E. D. Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I sekuestrohet pasuri me vlerë 77 milionë lekë, një kompani dhe 24 makina anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, SPAK jep detajet

12:44 / October 22, 2026

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.