Një 67-vjeçar është arrestuar nga Policia e Librazhdit, pasi akuzohet se ka dhunuar me grushte një efektiv policie. Ky i fundit ishte në krye të detyrës. Ngjarja është regjistruar sot në ambientet e Stacionit të Policisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë 67 vjeçarin, banues në Prrenjas, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi në ambientet e Stacioni të Policisë, ka goditur me grushte një punonjës policie, për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin e Policisë.