Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Papa takim me viktimat e abuzimit seksual nga klerikët: Kisha duhet që ta dëgjojë vajin e tyre

09:00 / August 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
papa francesku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Papa Françesku ka mbajtur një takim privat me viktimat e abuzimit seksual nga klerikët fetarë, në kuadër të një vizite pesëditore në Portugali. Përmes një deklarate, Vatikani ka thënë se takimi është mbajtur të mërkurën. Një raport i këtij viti ka treguar se të paktën 4.815 fëmijë janë abuzuar në Portugali dhe se Kisha ka tentuar “sistematikisht” që ta fshehë rastin.

Në një meshë të mbajtur në mbrëmje në Lisbonë, Papa ka thënë se Kisha duhet ta dëgjojë “vajin e viktimave”. Ai ka shtuar se skandali na drejton kah “pastrimi i vazhdueshëm”, dhe se rritja e zemërimit ka kontribuuar në shkëputje më të madhe të praktikimit të fesë.

Në takimin që është mbajtur te misioni diplomatik i Selisë së Shenjtë në Portugali, kanë marrë pjesë 13 viktima të abuzimit. dhe takimi zgjati më shumë se një orë. Në muajin shkurt, një komision i pavarur, i krijuar nga Kisha Katolike në Portugali, e ka publikuar raportin që tregon për përvojat e 564 personave, që kanë thënë se janë abuzuar nga priftërinjtë apo zyrtarë tjerë të Kishës.

Ky komision, i ngjashëm me komisionet e auditimit që ekzistojnë në Evropë dhe Amerikë, i ka analizuar rastet që datojnë prej vitit 1950. Në shumë raste dëshmitarët kanë folur edhe për të mitur tjerë të abuzuar, duke e çuar në mijëra shifrën totale. Teksa i ka prezantuar gjetjet, psikiatri i fëmijëve Pedro Strecht, ka thënë se vlerësimi përfaqëson “minimumin absolut” të rasteve dhe se shifrat janë vetëm “maja e ajsbergut”.

Papa Françesku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.