Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari, dy personat që shihni në foto, akuzohen si autorët kryesorë të vrasjes së Luljeta Prezës, 32-vjeçares që u gjet e pajetë paraditen e djeshme në Urën e Dajlanit.

Preza është vrarë nga dy personat pas një konflikti në lidhje me paratë. Në vendngjarje ishin edhe tre vajza, të cilat janë nën hetim për moskallëzim krimi. Autorët dhe tre vajzat kishin konsumuar lëndë narkotike dhe më pas vranë Luljetën, 32-vjeç, për një konflikt parash.
Zona tek Ura e Dajlanit, është e njohur për shfrytëzim prostitucioni dhe dyshohet se Luljeta kryente atë punë për të siguruar para.
