Një automjet ka marrë flakë në aksin rrugor Kuç-Qeparo këtë të enjte.
Dyshohet se automjeti tip ‘Benz’ që drejtohej nga shtetasi P.V, banues në Himarë, është përfshirë nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike.
Raportohet se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
