Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Osman Mula kritik ndaj Berishës: “Jemi të braktisur doktor! Dilni dhe thojini demokrateve se…”

21:59 / August 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
osman mula 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtari i Këshillit Kombëtar dhe artisti Osman Mula ka shprehur kritikat e tij për ish-kryeministrin Sali Berisha. Pas mbledhjes, Mula i është drejtuar me një letër Berishës, ku ndër të tjera i thotë se “jemi të braktisur”.

Sipas Mulës, Berisha duhet të dalë dhe t’u thotë demokratëve se cili është projekti i ri ardhjes në pushtet.

Po ashtu artisti sugjeron Berishën që të ndërtohet një senat me njerëz të zotë, intelektualë, pedagogë dhe juristë.

“Edhe oponencën po na e bëjnë 3 a 4 gazetar qe s’na kanë asgjë borxh por po e bëjnë thjesht për kurajon e tyre qytetare. Një bravo të madhe.

Nejse kalojmë në hallet tona. Ne kemi shumë gjera të papërcaktuara. Të ndarë, me një elektorat të lodhur i cili ka humbur besimin me të drejtë ,pa shpresë dhe pa punë, të cilët nuk kanë më dhe besim!

E majta i ka të gjithë institucionet, të gjitha pushtetet bile dhe një pjesë të PD të organizuar me të gjithë data-bazat bile dhe tonin e dimë se sa lugë kemi ne shtëpi. Tani Edi e sheh veten si udhëheqës global, sheh ëndrra si Çaplini në rolin e Hitlerit që sillte nëpër këmbë globin botëror.

Mire po dhe ne nuk po shohim qe po hynë a dalin diplomatë apo parti si motra, që të flasim për investimet e të nesërmes. Çfarë presim? Japim deklarata, flasim ne parlament na thonë mbylleni jeni non-grada etj.

Ne sot jemi të braktisur doktor. Dilni dhe thojini demokratëve se cili është projekti i ri ardhjes në pushtet, cili do jetë emri, bashkëbisedimi si Foltorja pasi seriali i dytë pas foltores ishte i dobët doktor.

Po të jap një sugjerim doktor meqë jam anëtar i Këshillit Kombëtar. Ndërto një senat me njerëz të zotë. Me intelektual akademik historianë, juristë, psikologë, se këta nuk futen për interesa vetjake për t’u bërë deputet”, është shprehur Mula.

berishes kritika Osman Mula
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.