Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balluku: Reforma e sektorit të ujësjellës kanalizimeve po sjell rezultate të prekshme

17:10 / August 5, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balluku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv. Kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh sot se, “reforma e sektorit të ujësjellës kanalizimeve po sjell rezultate të prekshme”.

Balluku sqaroi edhe situatën në ndërmarrjen e  ujësjellës kanalizimeve në Durrës.

“Ndërmarrja e UK të Durrësit, një nga më problematiket edhe për shkak të sistemeve të shumta të pompimit, sot është agreguar me katër ndërmarrje të tjera, duke krijuar kështu një nga 16 ndërmarrjet e reja, të lindura nga reforma e MIE në këtë sektor jetësor, ashtu si drejtori i Agregimit të Durrësit, Spartak Kovaçi shpjegon në këtë video”, u shpreh Balluku, e cila ndau një video nga intervista e drejtorit Kovaçi dhënë për televizionin Scan.

“Parametrat dhe rezultatet e 12 muajve të fundit flasin për një sukses të qartë të kësaj reforme, arritje të cilat i ndajmë në mënyrë transparente me publikun”, shtoi Balluku.

“Mbetet gjithmonë mister disinformimi, që rrjedh nga disa media, për më tepër që pretendojnë të jenë të specializuara në fushën ekonomike, vjen si pasojë e mosdijes, apo janë segmente të caktuara që kërkojnë të baltosin punë të mira dhe reforma transformuese? Në të dyja rastet na vjen keq për nivelin që kanë rënë, pasi punën tonë, nuk e ndalin as disinformuesit e as gjobaxhinjtë. Kemi parë shumë e kush e di sa do shohim akoma, rëndësi ka që ne vazhdojmë përmirësimin e proçeseve dhe shëndoshjen financiare të sektorit të ujësjellës kanalizimeve në Shqipëri. Shifrat flasin vetë!”, përfundoi Balluku.

Ndërsa, Kovaçi në intervistë sqaron se, “një ndërmarrje em kapital 100% shtet, siç jemi ne, e cila ka një aktivitet kaq të rëndësishëm, siç është furnizimi me ujë i qytetarëve dhe grumbullimi dhe pastrimi i ujërave të zeza, nuk mund të falimentojë kurrsesi, nuk ta lejon ligji, por nuk ta lejon edhe shteti”.

“Ky proçes është një proçes formal sipas ligjeve tatimore dhe sipas ligjeve të shoqërive tregtare, bëhet një procedurë likuidimi që ka një afat të vetin dhe kjo nuk ka lidhje me falimentimin. Ky është një proçes normal i çdo shoqërie që transferon një aktivitet nga një shoqëri tek një shoqëri tjetër”, theksoi Kovaçi.

“Ndërmarrja e re ka marrë të gjithë aktivitetin e ndërmarrjeve të vjetra, ka një strukturë të re, një organigramë të re. Është bërë gjithçka që veprimtaria të jetë sa më normale dhe me formimin e shoqërisë së re, janë mbartur të gjitha detyrimet e shoqërive të vjetra. Ne nga janari deri sot kemi paguar rreth 330 milionë lekë të reja, që janë paga, sigurime shoqërore dhe detyrime të tjera të mbartuara nga shoqëritë e vjetra”, u shpreh ai.

“Ne si ujësjellës i Durrësit kemi një ulje të kostove në krahasim me 2022-in me rreth 50%, që është një gjë shumë e mirë. Kemi filluar të paguajmë një pjesë të detyrimeve ndaj OSHEE-së, si dhe një pjesë të faturës korente dhe pretendojmë që brenda vitit tjetër të jemi të gatshëm të paguajmë në kohë reale faturën e energjisë elektrike. Një gjë që për ujësjellësin e Durrësit ka qenë utopike gjithë kohës, nuk ka qenë asnjëherë e menduar se mund të arrijmë në këtë ditë”.

belinda balluku reforma ujesjelles
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.