Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të diele me pamje nga Gjirokastra, në rrugët e së cilës gëlojnë vizitorët e huaj. “Mirmëngjesi dhe me gjuhët e botës që dëgjohen nëpër sokaket e Gjirokastrës, të cilat gëlojnë nga vizitorët e huaj në këto ditë gushti, si shëmbëlltyra më e mirë e turizmit që shtrihet në gjithë vendin, ju uroj të diel të paqtë”, shkruan Rama. Ndërsa turistët shprehen të mahnitur nga rrugicat e qytetit, kulinaria..etj.
“Unë jam nga Spanja, por jetoj në Gjermani. Është hera e parë që vi në Gjirokastër. Deri tani është një qytet shumë i këndshëm. Edne nuk e kam vizituar kalanë. Por, besoj se do të jetë një udhëtim një shumë i këndshëm”, u shpreh një turiste.
“Ne jemi nga Gjermania. Jemi akomoduar në një hotel pak më poshtë dhe më pëlqen shumë mëngjesi këtu. Është shumë i këndshëm. Po, është e këndshme të ecësh në këto rrugica dhe të shikosh dyqanet përreth. Është hera e parë që vijmë. Erdhëm mbrëmë dhe sapo kemi filluar të eksplorojmë qytetin”, u shprehën dy truiste të tjera.
“Ne jemi nga Portugalia. Është hera e parë që vijmë në Shqipëri dhe në këtë qytet. Do të qëndrojmë në Durrës, por vendosëm ta vizitojmë edhe këtë qytet. E kemi parë në rrjetet sociale, por kemi dhe miq që e kanë vizituar dhe ishim shumë kureshtar ta vizitonim këtë qytet. Sapo kemi mbërritur dhe më duket shumë i bukur, natyra përreth dhe vetë qyteti. Shpresoj te shoh më shumë bukuri sot”, u shpreh turisti.
“Përshëndetje, jemi Xhoana dhe Paola nga Portugalia. Kjo është vizita jonë e parë në Gjirokatër. Ky qytet më duket shumë i këndshëm. Është mahnitës. Mbërritëm mbrëmë dhe dritat e qytetit ishin shumë të mrekullueshme, ishin shumë të bukura. Është shumë e këndshme edhe gjallëria e qytetit. Është shumë bukur të shohësh edhe kaq shumë njerëz. Ky qytet ka një shije magjike. Sa për ushqim kemi provuar Qifqi, Musaka. Sa për ëmbëlsirë provuam Oshaf. E rekomandojmë. Ishte shumë e mirë”, u shprehën turistët.
