Aldo Majnishta, një nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës është arrestuar në Kosovë si rezultat i operacionit të koduar “Pengmarrja” të zhvilluar ndërmjet Policisë së Shtetit dhe të Kosovës.
29-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi nga hetimet ka rezultuar se është njëri nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës.
Në momentin e kapjes, Aldo Majnishta ka paraqitur pranë autoriteteve kosovare, dokumentet e një shtetasi tjetër. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me këto autoritete, janë kryer një sërë verifikimesh nga të cilat ka rezultuar se shtetasi i kapur gjatë operacionit ishte Aldo Majnishta.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Shqipërisë.
