Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

​Kryeministria e Kosovës: Ndalimi i Sinanit nga policia serbe, shkelje e lirisë së lëvizjes

20:47 / August 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kosove
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka reaguar pasi policia kufitare serbe ka ndaluar për rreth një orë këshilltaren e Albin Kurtit, në pikën kufitare Muçibabë. Aty bëhet thirrje që Serbia të ndalojë diskriminim me baza etnike dhe shtypjen e të drejtave të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës.

Në reagim theksohet se ndalimi i këshilltares së kryeministrit të Kosovës nga policia kufitare e Serbisë, është shkelje rëndë e të drejtës themelore të lirisë së lëvizjes.

“Znj. Sinani është ndaluar dhe mbajtur për gati një orë sot në pikën kufitare pa i dhënë arsye për ndalesën e saj e që për qëllim ka frikësimin dhe maltretimin vetëm për shkak të përkatësisë shqiptare. Kjo sjellje e Serbisë, e cila, përveçse nuk lejon edukimin e lartë në gjuhën shqipe dhe punësimin në institucione publike, përbën shkelje të rëndë të të drejtave themelore të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës, atë të lirisë së lëvizjes”, thuhet në reagimin e Zyrës së Kryeministrit.

Gjithashtu, në reagim përmendet edhe raporti i Komitetit të Helsinkut, ku është theksuar që Serbia po kryen spastrim etnik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Për të reduktuar sa më shumë numrin e shqiptarëve që jetojnë në jug, shteti po bën të ashtuquajturin “pasivizimin e adresave të banimit që u përkasin shqiptarëve” që punojnë jashtë vendit, qoftë në Evropën Perëndimore apo në Kosovë. Masa është në thelb një formë e spastrimit etnik përmes mjeteve administrative”, citohet në reagim.

Kosove kryeministria sinani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Obama pas fitores së demokratëve: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë

10:19 / November 4, 2026

Donald Trump: Lufta me Iranin ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit

10:00 / November 4, 2026

Demokratët fitojnë garën për Senatin në Teksas, thyejnë dominimin republikan që nga viti 1988

09:38 / November 4, 2026

Pse qeveria suedeze po ndalon përdorimin e ChatGPT dhe Claude

22:56 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.