Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës. Fjala është për Henri Gjapi. Gjatë natës së 31 marsit të këtij viti, Gjapi dyshohet se është konfliktuar me Gentian Taljen, ndërsa në sherr ka ndërhyrë më pas edhe Artur Gjolena. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut. Pas përplasjes fizike me këta dy persona, një prej tyre, Gentian Talja ka rënë. Për pasojë 46-vjeçari është përplasur në bordurë dhe ka marrë plagë të rënda në kokë, ndërsa pas 5 ditësh humbi jetën në spital.
Postime te ngjashme
Add A Comment
