Kryeministri Edi Rama ka treguar se ndodhet në Lezhë, ku është takuar me kryetarin e Bashkisë, Pjerin Ndreun. Teksa ka vlerësuar punën e tij që po e kthen Lezhën turistike në Spanjën e vogël të Shqipërisë, kreu i qeverisë tregon edhe një fiksim të vjetër që ka Pjerin Ndreu.
“Pjerini e ka fiksim të vjetër të sfidojë Jonin me një zhvillim fantastik në Adriatik. Nëse bashkohet me Benetin ka shumë gjasë t’ia dalin, por halli është se ky do që të sfidojë edhe Shkodrën”,-shkruan Rama.
Postimi i plotë
Me kryebashkiakun që vit pas viti po e kthen Lezhën turistike në Spanjën e vogël të Shqipërisë, duke diskutuar për sfidën e transformimit të Ranës së Hedhun në një destinacion të turizmit mesdhetar me pesë yje. Pjerini e ka fiksim të vjetër të sfidojë Jonin me një zhvillim fantastik në Adriatik. Nëse bashkohet me Benetin ka shumë gjasë t’ia dalin, por halli është se ky do që të sfidojë edhe Shkodrën.
