Pas radhëve të gjata të një ditë me parë në dalje të territorit grek, drejtorët e dy departamenteve të Kufirit shqiptar Saimir Boshnjaku dhe atij grek Ioannis Stavastrakis kanë zhvilluar sot një takim ku kanë diskutuar mbi menaxhimin e situatës.
Drejtori i Departamentit të Kufirit, Saimir Boshnjaku tha se situata është normale për sezonin pavarësisht fluksit në rritje të lëvizjeve ne të dyja anët e kufirit. Ai vlerësoi bashkëpunimin me palën greke dhe kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve.
Rreth 10 mijë shtetas kanë kaluar këtë pikë kufitare gjatë 24 orëve të fundit, ku fluksi më i lartë i lëvizjeve është shënuar në hyrje të territorit shqiptar me rreth 6000 shtetas.
