Një skandal ka përfshirë Miss Universe Indonezia, ku disa nga konkurrentet kanë kallëzuar në policie organizatorët e këtij eventi për ngacmim seksual. Në kallëzim shkruhet se organizatorët iu kanë kërkuar vajzave të zhvishen totalisht, dy ditë para finales, për të kontrolluar nëse i ishin nënshtruar ndonjë operacioni plastik për zmadhimin e gjoksit apo nësë kanë celulit dhe tatuazhe.
Policia në Xhakarta lëshoi një deklaratë për rastin duke thënë se do të zhvillojë një hetim të thelluar, teksa një gjë e tillë u premtua dhe nga drejtuesja e Organizatës Miss Universe Indonesia, Poppy Capella.
Në konferencën për shtyp të së hënës, një nga vajzat që ka bërë kallëzim u shpreh se kontrollet trupore iu ishin bërë në një dhomë të mbyllur, ku ishin të pranishëm edhe disa burra. “Dera”, rrëfen ajo, “nuk ishte mbyllur plotësisht, duke u dhënë njerëzve nga jashtë mundësinë për të parë”.
