Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kanabis në repartin ushtarak, lirohen nga detyra 4 ushtarakë

13:22 / August 9, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3659
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas zbulimit të parcelës me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka thirrur një mbledhje urgjente. Janë liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion 4 ushtarakë të repartit ushtarak ku ndodhi ngjarja.

Njoftimi

Me datë 04 gusht 2023, ora 08.30, një ekip i Policisë së Shtetit (Komisariati nr. 5, Kamëz, Tiranë) së bashku me përfaqësues nga Policia Ushtarake, u paraqitën në pronën e një repart ushtarak të Forcës Tokësore në Babrru, me qëllim ushtrimin e një kontrolli për kultivimin e bimëve narkotike.

Nga kontrolli u konstatua se në pronën e këtij repartit, kultivoheshin bimë narkotike të dyshuara si cannabis sativa. Policia e Shtetit së bashku me Policinë Ushtarake ngritën grupin hetimor, kryen veprimet hetimore dhe proceduriale dhe pas përfundimit të kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe marrjes së provave për ekspertim, u asgjësuan me anë të djegies 115 bimë ndërsa 10 janë marrë për ekzaminime të mëtejshme laboratorike.

Gjatë veprimeve hetimore dhe proceduriale, nga grupi hetimor u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 70 i Kodit Penal Ushtarak, ushtarakët me detyra:

  1. Shef i seksionit të sigurisë së Repartit Ushtarak
  2. Specialisti i zbulimit së Repartit Ushtarak
  3. Specalisti i sigurisë së Repartit Ushtarak

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 70 i Kodit Penal Ushtarak ushtarakët me detyra:

  1. Komandant i Repartit Ushtarak
  2. Specialisti i infrastrukturës së Repartin Ushtarak
  3. Magazinieri në Repartin Ushtarak
  4. Zv/ komandant toge në Repartin Ushtarak

Materialet hetimore dhe proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 70 i Kodit Penal Ushtarak, për ushtarakët, si edhe për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” të parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal, pa autor.

Menjëherë pas ngjarjes në të gjitha strukturat e Forcave të Armatosura filloi një proces vlerësimi dhe analize për masat e marra dhe nxjerrjen e përgjegjësive.

Në këtë kuadër Shtabi i Përgjithshëm i FARSH ushtroi kontroll në Forcë Tokësore dhe Repartin Ushtarak me subjekt planëzimin dhe zbatimin e masave të ruajtjes dhe sigurisë. Gjithashtu Shtabi i Përgjithshëm ndoqi analizat e zhvilluara në Forcën Tokësore dhe në Policinë Ushtarake mbi shkaqet dhe përgjegjësitë që çuan në këtë ngjarje. Nga ky proces, përfshirë edhe vetë analizën ë vetë Shtabit të Përgjithshëm, janë marrë masat e mëposhtme:

  1. Janë liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion 4 ushtarakë të repartit ushtarak ku ndodhi ngjarja, përkatësisht:
  2. Specialisti për sigurisnë në seksionin e zbulimit

1.2. Specialist për infrastrukturën/MNZSH

1.3. Zëvëndës Komandant toge në Kompaninë e mbështetjes

1.4. Magazinier/shofer në Kompaninë e Mbështetjes

  1. Propozimin për lirimin nga detyra dhe nxjerrjen në dispozicion të Shtabit të Përgjithshëm të FA të 6 ushtarakëve të FT dhe 4 ushtarakë të Policisë Ushtarake.

2.1. Komandanti i Repartit Ushtarak

2.2. Komandanti i Policisë Ushtarake

2.3. Shefi i Shtabit i Repartit Ushtarak

2.4. Shefi i Seksionit të Zbulimit i Repartit

2.5. Komandanti i Kompanisë Mbështetëse të Repartit

2.6. Specialist për gatishmërinë dhe Operacionet

2.7. Specialist për Zbulimin në Repartin ushtarak

2.8. Inspektor i Policisë Ushtarake

2.9. Agjent Krimesh në Policinë Ushtarake

2.10. Ndihmës Specialist/Agjent Krimesh në Policinë Ushtarake

  1. Masa disiplinore “Zgjidhje e kontratës së punës” për një Inspektor/Ekspert i Ekzaminimeve Kompjuterike të PU si dhe masa disiplinore “Paralajmërim për zgjidhje kontrate” për Shefin e Sektorit të Policisë Kriminale në Policinë Ushtarake.

Njëkohësisht, në analizën e SHPFA me Komandantët e Forcave dhe reparteve u theksua marrja e masave të menjëhershme me qëllim parandalimin e përsëritjes së tyre në të ardhmen, si dhe u kërkua zbatimi i detyrave të dërguara.

Ngjarja e ndodhur nuk ka cënuar disiplinën, gatishmërinë dhe operacionalitetin e strukturave të FA dhe nuk ka ndikuar në uljen e moralit të personelit ushtarak dhe civil, për të shërbyer me përkushtimin dhe devotshmëri në përmbushje të misionit dhe detyrave të FA.

Kanabis
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.