Një nga emrat e njohur dhe të nderuar të mjekësisë shqiptare, Agron Panariti është ndarë nga jeta sot në moshën 74-vjeçare.
Pas një beteje të gjatë me leuceminë, mjeku infeksionist dhe profesori i Universitetit të Mjekësisë mbylli sytë përgjithmonë, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët dhe të gjithë ata që patën kënaqësinë dhe nderin të punojnë dhe mësojnë nga ai.
Lajmi u mësua nga familjarët ndërsa miqtë e tij kanë ndarë lajmin e hidhur në facebook.
Agron Panariti ka qenë një nga figurat e njohura të mjekësisë shqiptare. Gjithashtu, ai ka qenë dekan edhe në Universitetin e Mjekësisë.
