Presidenti Bajram Begaj u interesua për shëndetin e efektives së Policisë Shtetit, Arta Shurbi cila u aksidentua ndërsa i vinte në ndihmë disa qytetarëve të përfshirë në një aksident.
Në një telefonatë që kreu i Shtetit zhvilloi me bashkëshortin e saj, i uroi shërim të shpejtë dhe e siguroi për mbështetjen e tij të pakursyer për çdo punonjës që shërben me përkushtim dhe devotshmëri.
Efektivja e qarkullimit rrugor mbeti e plagosur pasi u përplas nga një makinë. Policja i kishte shpëtuar edhe një përplasjeje tjetër nga një kamion në vitin 2021.
