Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Himara perla e bregdetit, Edi Rama: Pushuesit vlerësojnë shërbimet, sigurinë dhe pastërtinë e plazheve

09:15 / August 10, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 35
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Himara mbetet një destinacion i preferuar për pushuesit, qofshin këta shqiptarë apo të huaj, të cilët vlerësojnë në këtë sezon cilësinë e lartë të shërbimeve, pastërtinë e plazheve, sigurinë e shtuar dhe aktivitetet e larmishme. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook një video me përshtypjet e disa turistëve që kanë zgjedhur për të pushuar në Himarë, perlë e bregdetit shqiptar, të cilët rrëfejnë përvojat e tyre fantastike.

“Unë shoh shumë video në Tik Tok dhe më ka pëlqyer se i kam pasion udhëtimet, prandaj vendosa të vij këtu për të festuar 20-vjetorin e shoqes time. Ushqimi është shumë i shijshëm më ka pëlqyer. Më kanë pëlqyer frutat e detit, ishin perfekte. Është shumë nxehtë, shumë më nxehtë se në Bullgari, por unë e pëlqej diellin kështu që nuk është problem”, u shpreh një turiste bullgare.

“Kemi dëgjuar gjëra të mira për Shqipërinë nga miqtë tanë që ishin këtu me kamper, të cilët na treguan për vende shumë të bukura, për detin që është shumë i bukur dhe njerëzit që janë shumë miqësor. Vendi gjithashtu ka një kulturë shumë interesante. Është shumë i pastër, uji është shumë i pastër, por përveç kësaj mendoj që njerëzit kujdesen shumë për natyrën”, tha një tjetër turiste e huaj.

“Nuk mendoj se ka rrezik pasi varkat janë larg dhe ka një kordon sigurie. Uji është gjithashtu shumë i pastër, do të më pëlqente të vija përsëri. Unë ndejta këtu më gjatë ndërkohë që miqtë e mi u larguan. Më pëlqen shumë plazhi dhe doja ta shijoja më tepër. Do t’ua rekomandoja të gjithëve të vinin në Shqipëri t’i provonin këto plazhe sepse janë shumë të bukura dhe ja vlen koha e shpenzuar këtu”, u shpreh një tjetër turiste.

“Unë jam Gostivari dhe është hera e katërt që vij në Shqipëri. Sot është dita e katërt dhe vendosa të vij në Jalë sepse ma kanë lavdëruara Jalën shumë shokë dhe e kam parë në internet dhe qenka me të vërtetë shumë bukur. Mua më pëlqen uji, natyra dhe nuk ka diçka negative për të thënë, sinqerisht. Normal ndjehem i sigurt sepse roja është këtu dhe mjetet janë larg plazhit”, u shpreh një tjetër turist.

“Në Jalë kam një javë që pushoj, por ndër vite kam ardhur vazhdimisht. Jala është një nga plazhte më fantastike të jugut. Njerëzit janë shumë të mirë, sidomos fshatarët e Vunoit janë të përsosur. Qetësia është fantastike, ushqimi është shumë i mirë, mikpritja, qetësia është fantastike ushqimi është shumë i mirë, mikpritja. Këta që kanë marrë plazhet me qera nga bashkitë janë munduar të bëjnë gjëra të bukuira. Këtu pranë është roja i sigurisë së plazhit”, tha një tjetër.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme, Rama publikon videon e ‘studentëve’ në oborrin e PD: Në Universitetin e Dhunës

20:33 / October 24, 2026

Policia publikon pamjet e mjeteve të përdorura në protestë: Gozhdë, molotovë dhe shufra hekuri, apeli për qytetarët të distancohen nga dhuna

20:22 / October 24, 2026

Protestuesit “lumë” fishekzjarrësh në drejtim të policisë, efektivët i kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

18:31 / October 24, 2026

“Ja edhe mëma e dhunës”/ Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban

15:11 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.