Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Çfarë e lidh Gimin me kullën? I pranishëm kur u shpall fituesi dhe vila afër me Shkëlzen Berishën

12:30 / August 10, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1691662858 finalprojekt.00204606.Still060
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërtimi i një gradaçele në mes të Tiranës, gjithsej 65 kate, ka shkaktuar shumë debate në Tiranën politike, me akuza dhe kundërakuza për lidhje dhe favorizime politike. Gjithçka lidhet me debatin se kush është pronari i vërtetë e kësaj kulle? Kush financon dhe kush do të jetë përfituesi i madh i miliardave fitime?

Leja për kullën u firmos në mars të këtij viti, por ajo që atëherë u quajt qendra më e re multifunksionale “Mali i Tiranës” u shpall fitues si projekt më 1 tetor të 2022, në një aktivitet ku ishin të pranishëm mes të tjerëve juria ndërkombëtare, kryeministri Rama e drejtues të tjerë të institucioneve. Por mes të pranishmëve në këtë video na shfaqet edhe një personazh shumë i njohur. Agim Zeqo, i njohur si ‘Gimja i Red Bull’, biznesmen i famshëm në Tiranë, është mes të pranishmëve në rresht të parë pas jurisë, i kënaqur dhe duke duartrokitur në momentin kur projekti triumfoi mes 5 kompanish në garë.

Menjëherë sapo drejtuesi i jurisë, arkitekti i famshëm italian, Stefano Boeri, njoftoi fitues projektin ‘Cebra’ Zeqo shihet shumë i lumtur për këtë vendim. Duhet thënë se edhe me lejen e qeverisë vetë investitorët e kullës janë përzgjedhësit e arkitektëve që kanë paraqitur projektet. Jo vetëm kaq por në fund të aktivitetit, kur të pranishmit bashkohen për një foto grupi, Agim Zeqo është aty, po në rresht të parë, në krah të kryetarit të jurisë dhe drejtuesve të tjerë që zgjodhën projektin fitues, siç mund të shikohet qartë në këtë video.

Është shumë e paqartë roli i tij në të gjithë këtë projekt. Pse duhet që një biznesmen si Agim Zeqo të ishte i pranishëm në këtë aktivitet? Pse duhet ta mbështeste projektin e ndërtimit të ‘Malit të Tiranës’? Pse duket kaq entuziast që ‘Cebra’ u shpall fituese dhe pse është ndër kryesoret në foton e grupit në fund të aktivitet? A është Agim Zeqo përfitues nga ndërtimi i kullës 65 kate në qendër të Tiranës? Cila është lidhja e tij me Ilir Shtufin, i cili rezulton pronar 91% të aksioneve të kompanisë Nova Construction 2012 që po e ndërton kullën.

Një fakt tjetër interesant është se Agim Zeqo ka një vilë në ‘Rolling Hills’ në Tiranë, ngjitur me 2 vila të tjera, atë të Kujtim Shtufit dhe të pikërisht Shkëlzen Berishës, djalit të ish Kryeministrit Berisha, për të cilin ka gjithnjë e më shumë deklarata se është ai pronari i vërtetë i kullës.

Pra komshinjtë e luksit Berisha, Zeqo dhe Shtufi në një mënyrë apo tjetër janë të tre të lidhur me ‘Malin e Tiranës’. Vetë personazhet e lartpërmendura por sidomos institucionet hetimore në vend do të duhet ta sqarojnë sa më shpejt një pikëpyetje kaq të madhe.

Ndërkohë që duhet nënvizuar se gjithnjë ‘Gimi i Red Bull’ është konsideruar gjithnjë si një prej oligarkëve të parë të ‘Klanit Berisha’. Ka pasur indicie që ai ka ndërtuar në më shumë se një rast pallate në Tiranë së bashku me Ilir Shtufin. Por pamjet në video mesa duket tregojnë më shumë se sa një indicie, provën se Agim Zeqo ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në ndërtimin më fitimprurës në kryeqytet. /Marrë nga Shqiptarja.com/

Gimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I sekuestrohet pasuri me vlerë 77 milionë lekë, një kompani dhe 24 makina anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, SPAK jep detajet

12:44 / October 22, 2026

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.