Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Lumë” eurosh e paundësh në Shqipëri, sekuestrohen nga policia

12:35 / August 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 37
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit bën me dije se ka goditur dy raste të tjera të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Kështu, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fluksi 2”, në autobusin e linjës Durrës-Bari janë gjetur dhe sekuestruar 82 550 euro.

“Në PKK Port Durrës, është finalizuar operacioni policor i koduar “Fluksi 2”, i cili u mbështet në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, si dhe u bazua në analizën e riskut. Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të vendit, kaluan në vijë të dytë, për kontroll të imtësishëm, autobusin e linjës “Durrës-Bari-Durrës”, shoferë të të cilit ishin shtetasit G. L. dhe V. E. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë autobus, i kryer duke përdorur metoda bashkëkohore, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 82 550 euro, të cilat këta shtetas tentonin t’i futnin në vendin tonë, pa i deklaruar në pkk, konform ligjeve në fuqi. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit G. L., 42 vjeç dhe V. E., 52 vjeç, të dy banues në Elbasan”.

Ndërkohë, rasti i dytë është konstatuar në Rinas, ku pas një kontrolli në çantën e shpinës të një 28-vjeçari nga Burreli, u gjetën 12 820 paund, të padeklaruara, të cilat u sekuestruan nga policia.

“Në Rinas, në bazë të analizës së riskut, në hyrje të vendit, është kaluar në vijë të dytë, për kontroll të imtësishëm shtetasi K. M. Në çantën e shpinës së këtij shtetasi, Policia gjeti 12 820 paund të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 28 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Londër, si dhe u sekuestrua shuma e parave.”

Euro
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.