Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Aplikimi për ETIAS, për të lëvizur lirshëm duhen plotësuar shumë kërkesa dhe kushte

17:07 / August 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dbd8af66036f457c9e0840f43b11e14e
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sistemi i kontrollit kufitar europian ka publikuar të dhëna të hollësishme se çfarë do të duhet të bëjnë shtetas nga vende jashtë BE-së, mes tyre edhe Shtetet e Bashkuara, që të hyjnë në zonën Shengen.

Edhe pse nuk ka një datë të qartë se kur nis, përveç vitit 2024, çdokujt nga rreth 60 vendet që parashikon kjo procedurë, do të duhet të aplikojë për një autorizim udhëtimi ETIAS.

Vetë ose duke autorizuar dikë tjetër ta bëjë këtë, një mik, një anëtar të familjes ose një ndërmjetës tregtar si agjencia e udhëtimeve, kushti i parë për të aplikuar është një dokument i vlefshëm udhëtimi dhe të pagesa e një tarife aplikimi prej 7 euro për dokumentin shoqërues të udhëtimit drejt BE-së ,e vlefshëm për tre vjet.

Përveç informacionit personal, kërkohen të deklarohen në këtë aplikim edhe emrat e prindërve, detajet e dokumentit të udhëtimit, apo niveli i arsimimit dhe profesioni aktual.

Po ashtu vendi i qëndrimit të parë të synuar dhe adresa e destinacionit janë kërkesa të aplikimit.

Pjesë e ndjeshme e aplikimit është vetëdeklarimi i detajeve rreth çdo dënimi penal në të kaluarën.

Së bashku me të, aplikuesi për udhëtim drejt BE-së duhet të vetëdeklarojë udhëtimet e dikurshme në zona lufte ose konflikti dhe nëse kanë qenë së fundmi subjekt i një vendimi kthimi.

Për më tepër, udhëtarëve që deklarojnë se kanë një anëtar të familjes që është shtetas i një vendi evropian që kërkon ETIAS, ose është shtetas i një vendi të tretë që gëzon të drejtën për të lëvizur lirisht në të gjithë BE-në në përputhje me ligjin e BE-së, do t’u kërkohet të japin informacione edhe për të të dhënat personale të anëtarit të familjes me të cilin kanë lidhje familjare si dhe një specifikim i lidhjeve të tyre familjare me atë anëtar të familjes.

Sipas faqes zyrtare të ETIAS, shumica e aplikacioneve do të përpunohen brenda disa minutave deri më së shumti brenda 96 orëve. Megjithatë, disa aplikantëve mund t’u kërkohet të japin informacion ose dokumentacion shtesë ose të marrin pjesë në një intervistë me autoritetet kombëtare, e cila mund të zgjasë deri në 30 ditë të tjera.

Në faqen zyrtare të ETIAS jepen dhe mundësitë e refuzimit që përfshijnë rastet kur aplikanti ka përdorur një dokument udhëtimi që është raportuar i humbur, i vjedhur, i përvetësuar ose i pavlefshëm.

ETIAS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.