Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbërthehen ‘spiunët’ rusë, ja pse e filmuan uzinën e armëve në Gramsh

19:09 / August 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
svetlana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Spiunët rusë kanë treguar në një bisedë për “Euronews Albania” se ka qenë shumë e lehtë hyrja në uzinë ushtarake në Gramsh, duke theksuar se filmimi është diçka që e bënin në çdo vend që vizitonin dhe s’kishin lidhje me spiunazhin.

Për më tepër, siç ata treguan, në atë gjendje që ishte uzina e Gramshit nuk do të kishte asnjë interes për t’u përdorur për spiunazh.

“Mikhail organizoi çdo gjë. Më lajmëroi që do të lajmëronte dhe një shok të tij nga Ukraina, i cili është djali që ka makinën sportive portokalli. Nuk e dija që e kishte këtë makinë në fakt dhe kam ngelur e çuditur kur e kam parë, por tashmë kisha ardhur në Shqipëri dhe ishte tepër vonë të refuzoja këtë udhëtim. Ne hymë brenda nëpër rrënojat e komunizmit dhe në Gramsh fotografuam për orë të tëra mjete të vjetra, pjesë armësh dhe gjëra të tjera. Hymë nga mbrapa uzinës, ishte shumë e lehtë për t’u futur dhe fotografuam gjithçka pamë, siç bëjmë përherë,” – u shpreh Timofoeva.

Në 20 gusht të vitit te kaluar, ngjarja që do të kthente sytë drejt fshatit Çekin të Gramshit do të ishte hyrja pa leje në uzinën e cila ka shërbyer për demontimin e armëve dhe sulmi që njeri nga ruset kreu ndaj ushtarëve shqiptarë, duke u cilësuar si sulm rus ndaj NATO.

Rusët Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe ukrainasi Fedir Alpatov do të arrestoheshin, për t’u përballur në akuzat nga prokuroria e Elbasanit për “goditje për shkak të detyrës”, “dhënia e informatave sekrete”, dhe “sigurimi i informatave” kryer në bashkëpunim.

gramsh Mikhail Zorin Svetlana Timofoeva uzinën e armëve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fluks rekord në Rinas, Policia dhe Doganat shtojnë masat: Deri në 56 mijë pasagjerë në ditë

12:50 / July 21, 2026

Begaj pret ambasadorin e ri të Meksikës: Të forcojmë bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe turistik

12:36 / July 21, 2026

Tragjedi në Radhimë, humb jetën një turiste finlandeze gjatë zhytjes

11:44 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.