Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Të kam paguar për shërbimin”, Rei Meta do ti jepte 7 mijë euro ndërtuesit: Dua dokumentet

10:21 / August 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1691478784 reimeta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vrasja e ndërtuesit Armando Meshau nga Rei Meta, 4 ditë më parë në qytetin e Vlorës nisi për një apartament 60 metra katrorë në Radhimë. Sipas dëshmisë së 33-vjeçarit, Armando Meshau do të shpërblehej me shifrën 7 mijë euro.

“Kisha nënshkruar një kontratë sipërmarrjeje si komision për gjetjen e një trualli në Radhimë, ku do të ndërtonte Armando, ndërkohë që unë do të shpërblehesha me 60 m2 apartament dhe në këmbim do i jepja Armandos 7000 euro“, ka dëshmuar Meta.

Ai tregon se ndonëse kishte një kontratë me të, Armando nuk i është përmbajtur dhe prej 7-8 muajsh kishte prerë çdo komunikim me të.

Si ndodhi ngjarja?

Rei Meta, djali i anëtarës së KLP-së Nurihan Seiti Meta rrëfen se kishte shkuar në Vlorë për të takuar një mikun e tij dhe aty kishte parë edhe Armando Meshaun, ku e kishte ftuar për kafe, por ky i fundit e kishte refuzuar duke i thënë se “kishte punë”.

Rei Meta: Hajde pimë një kafe dhe të flasim për kontratën që kemi.
Armando Meshau: Nuk kemi se çfarë flasim bashkë.
Rei Meta: Kemi kontratën që kam për të marrë një pronë.
Armand Meshau: Ik shiko hallin se nuk më bën gjë mua.
Rei Meta: Hajde të ulemi dhe të flasim dhe të merremi me gjyqe, hajde flasim.

Më pas, Meshau është futur në një internet kafe, ku ka vijuar sërish debatin.

Rei Meta: Të kam paguar për shërbimin, dua dokumentet.
Armando Meshau: Jo me mua këto muhabete.
Rei Meta: Fol pak më qetë me mua se ka dhe njerëz të tjerë përreth që nuk na njohin.
Armando Meshau: Seriozisht e ke ti?

Referuar dosjes, Meta pasi e ka qëlluar me grusht është larguar nga vendi i ngjarjes, por u dorëzua në Polici, pasi kishte mësuar se Meshau kishte ndërruar jetë. Ai është lënë në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, me akuzën “vrasje nga pakujdesia”. Seanca gjyqësore u mbajt me dyer të mbyllura me gjyqtare Emiljana Dhima, ndërsa prokuror i çështjes është Arjan Xhaferi.

Armando Meshau Rei Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atentati ndaj Viktor Bardhit, autorët s’u kapën nga kamerat e sigurisë! Dyshohet se u ndihmuan nga të tjerë, asnjë provë në mjetin që u gjet i djegur

12:09 / September 4, 2026

Goditen dy raste prostitucioni në Tiranë, në pranga dy vajza nga Brazili dhe një nga Kolumbia

09:34 / September 4, 2026

Aksident i rëndë në Durrës, automjeti përplas një grua teksa po kalonte rrugën

19:22 / September 3, 2026

Pronari i “Delta” në konflikt me Vasil Bedinajn, i shkoi në hotel bashkë me personat e armatosur

16:18 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.