Modelja e OlnyFans, Isabelle Berry mendoi se rezidenca mbretërore britanike, e ndërtuar në shekullin e 11-të dhe që tërheq rreth 1.5 milionë turistë në vit, do të ishte sfondi i përsosur për fotot e saj sensuale, por ideja e saj duket se ka dështuar.
Shumë banorë të zonës nuk u pëlqeu dhe as policëve që ruanin pallatin, të cilët e kanë gjobitur me një shumë të majme. Sipas Daily Mail, banorët e zonës Berkshire kanë shprehur zemërimin e tyre pasi e konsiderojnë si mosrespektim të pallatit, madje disa kanë theksuar se kjo lloj sjelljeje disa shekuj më parë dënohej me burgim në Kulla!
Vetë Berry, tha se ishte e vetëdijshme se familja mbretërore nuk do e miratonte, por shtoi se nuk ka lënduar askënd, madje përkundrazi e ka bërë për të kënaqur fansat e saj.
