Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

U vra teksa fliste me sallën operative, detaje nga vrasja e 25-vjeçarit shqiptar. 6 persona në gjyq

11:57 / August 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhovan pepaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një i ri shqiptar u godit për vdekje me thikë në një fermë kanabisi në Britani, më 4 dhjetor të 2021-t dhe një punonjës i sallës operative dëgjoi në telefon këtë krim. Xhovan Pepaj, 25-vjeç, u godit 16 herë me thikë nga një bandë që u fut për të grabitur fermën që drejtohej nga rivalët e tyre, në një banesë të fortifikuar në Kent.

6 persona janë në gjyq. Prej tyre 3 janë shpallur fajtor për vrasje; Kelvin Amoako, 19 vjeç, Ciaran Stewart, 19, dhe Bartosz Malawski, 28, ndërsa 3 të tjerë janë dënuar për vrasje nga pakujdesia në një gjyq të ndarë, të zhvilluar më herët gjatë këtij viti në Loughborough. Të gjithën janë dënuar po ashtu për komplot për të grabitur.

Prokurori i çështjes, Danny Moore tha se i riu shqiptar, telefonoi policinë dhe qëndroi në telefon për 14 minuta dhe 50 sekonda, duke i treguar çfarë po ndodhte. “Përveç bisedës, operatori mundi të dëgjonte gjërat që u thanë nga të tjerët dhe zhurmat. Pasi e dëgjon këtë regjistrim konkluzioni është se ndaj Xhovan Pepajt po përdoret dhunë. Ai sulmohet për vdekje gjatë asaj telefonate dhe Ciaran Stewart (një prej të pandehurve) dëgjohet duke e thënë këtë”.

Prokurori tha se banda shkoi në shtëpinë në fjalë me disa makina në mes të natës, të vendosur për të vjedhur bimët e kanabisit. Ata u futën në banesë në orën 03:24 dhe Pepaj mori në telefon ortakët e tij, të cilët mbërritën rreth 10 minuta më vonë. Sipas prokurorit, grupi i shqiptarëve që kishin nën pronësi fermën me kanabis nuk arritën të kalonin nga dera e kyçur, që ishte vendosur në fillim të shkallëve për të mbrojtur aktivitetin e tyre.

Pepaj ndërkohë kishte mbetur i bllokuar brenda me Amoako, Stewart and Malawski. Pasi e goditën për vdekje 25-vjeçarin, 3 autorët e dyshuar u hodhën nga një dritare dhe arritën t’i iknin si shqiptarëve, ashtu sikurse edhe policisë. Disa minuta më vonë, Amoako i dërgoi një mesazh në Snapchat një shoku të cilit i tha: “Sapo vrava dikë”. Më pas ai telefonoi policinë: “Më zuri gjumi në makinën e një shoku dhe shqiptarët nga nxorën jashtë, vrapova për jetën time, nuk e di ku jam”, tha ai. Gjyqi për personat në fjalë pritet të zgjasë për disa javë.

Xhovan Pepaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I sekuestrohet pasuri me vlerë 77 milionë lekë, një kompani dhe 24 makina anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, SPAK jep detajet

12:44 / October 22, 2026

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.