Deputeti grek Angelos Syrigos ndodhet në Shqipëri dhe ka takuar në paraburgim Fredi Belerin, kandidati fitues i zgjedhjeve lokale në bashkinë e Himarës. Në një prononcim për mediat ai u shpreh se nuk është e drejtë të mos betohet pasi shkel të drejtat civile.
“I di akuzat, ka akuza për korrupsion zgjedhje lokale. Por ky rast është i vetmi nga të tjerat. Ai ka qenë i burgosur, por qeveria shqiptare nuk e ka lejuar të betohet si kryetar bashkie. Kjo është shkelje e të drejtave civile. Nga 31 raste të hetuara në Shqipëri për korrupsion në zgjedhje, vetëm Beleri në qeli. Hapi tjetër, do të ndodhë fatkeqësisht për Shqipërinë në BE. Sepse Be luian një rol të rëndëishëm në respekt të shtetit të së drejtës”,-thotë ai.
Madje ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgos Gerapetritis, deklaroi se Athina do të vendosë veton në Bruksel për çdo çështje që ka të bëjë për Shqipërinë, duke nisur nga miratimi i ndihmës financiare, në kuadër të fondeve të prag anëtarësimit.
