Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vala e re e të nxehtit përfshin Spanjën, temperaturat në Valencia shkojnë në 47 gradë

14:12 / August 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
heatwave spain kjsD RN8dzJ6GYsYlmGSPGxfctdO 1248x770@Diario Sur
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Temperatura në Valencia shkoi të enjten në 47 gradë Celsius, një rekord historik për këtë qytet në juglindje të Spanjës, sipas të dhënave të shërbimit kombëtar meteorologjik, pasi që nga e hëna, vendi përjetoi valën e tretë të të nxehtit të verës këtë vit.

Tetë rajone në pjesën lindore të Spanjës, rreth qyteteve Valencia dhe Murcia, janë në gatishmëri për shkak të kushteve ekstreme të motit. Të enjten pasdite, temperatura në aeroportin e Valencias shkoi 46.8 gradë Celsius, 3.4 gradë më e lartë se rekordi i mëparshëm i vendosur në vitin 1986″, tha agjencia meteorologjike spanjolle (Aemet).

Rekordi historik i temperaturës së lartë të vendit u thye më 14 gusht 2021, me 47.6 gradë Celsius në La Rambla, në jug të Kordobës, Andaluzi. Të mërkurën, dy zona pranë Seviljes dhe Granadës regjistruan temperatura mbi 44 gradë.

Sipas parashikimeve të motit, vala e tretë e të nxehtit do të lehtësohet nesër të premten, me dy zona rreth qyteteve të Kordobës dhe Seviljes në alarm, si dhe pjesën jugore të ishullit Gran Canaria, ku temperatura pritet të shkojë 44. gradë Celsius.

Më shumë se 700,000 hektarë janë djegur në Spanjë që nga fillimi i vitit, një shifër e përkohshme shumë më pak se 3 milionë hektarët e shkatërruar në vitin 2022, sipas Sistemit Europian të Informacionit të Zjarrit në Pyll (Effis).

Ekspertët besojnë se rritja e valëve të të nxehtit, si dhe kohëzgjatja dhe intensiteti i tyre, janë pasojë e ndryshimeve klimatike. Spanja, 75% e territorit të së cilës kërcënohet nga shkretëtirëzimi, sipas OKB-së, është vendi i Europës Perëndimore më i kërcënuar nga fenomeni.

Këshilli Kombëtar i Kërkimit i Spanjës (CSIC) tha se liqeni më i madh i përhershëm në parkun kombëtar në Doñana, një ligatinat në Spanjën jugore, është tharë plotësisht për të dytën verë radhazi për shkak të thatësirës të zgjatur dhe mbi shfrytëzimit të ujërave nëntokësore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026

LDK vulos marrëveshjen me LVV-në, Kryesia miraton kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

17:21 / September 1, 2026

Administrata Trump planifikon miliona dollarë për mediat e djathta në Europë

16:20 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.