Fluksi i lartë i mjeteve në segmentin Morin-Kukës ka krijuar radhë të gjata dhe qëndrim për më shumë se 20 apo 30 minutave në afërsi të Urës mbi Drin. Shkaku i radhëve të gjata është bërë ngushtimi i rrugës nga katër në dy korsi pikërisht në urën e vjetër mbi Drin.
Ura e re e nisur katër vite më parë nuk përfundoi as për këtë sezon turistik. Trafiku është krijuar pranë urës së Kukësit, aty ku rruga ngushtohet me një korsi. Radhët kanë arritur deri në 10 km.
