Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Organizoi vrasjen e kunatit të tij në Itali, arrestohet 30-vjeçari në Lezhë! Bashkëpunoi me motrën

12:02 / August 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka vendosur në pranga një 30-vjeçar, i cili akuzohet se organizoi vrasjen e kunatit të tij, Petrit Caka në Itali në vitin 2022.

Gëzim Gjini ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe do të ekstradohet drejt shtetit fqinj.

Ai dyshohet se bashkëpunoi me motrën e tij dhe një mik për kryerjen e krimit. 30-vjeçari u lokalizua nga uniformat blu në aksin rrugor Lezhë-Milot.

“Shtetasi G. Gj. akuzohet se është organizator i vrasjes së bashkëshortit të motrës së tij, shtetasit P. C., vrasje e kryer me mjet prerës, në Rocca Priora, Itali, më datë 13.12.2022, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë”, raportojnë uniformat blu.

Ngjarja

Shqiptari Petrit Caka u gjet i vrarë më 13 dhjetor 2022 në banesën e tij në Rocca Priora, në Ital. Viktima u gjet me plagë në fytyrë dhe trup, të cilat ishin shkaktuar nga një thikë.

Sipas raportimeve nga ANSA, gruaja kishte thirrur të vëllanë dhe mikun e tij nga Shqipëria për të kryer krimin, në shenjë hakmarrjeje të viteve të keqtrajtimit dhe dhunës që bashkëshorti Petrit Caka kishte ushtruar ndaj saj.

Mësohet se autoritetet italiane, kanë firmosur urdhër arrest në burg për 4 shtetas shqiptarë, gruaja e viktimës, i vëllai, bashkëpunëtori dhe një djalë tjetër i cili është kujdesur për kthimin e vrasësve në Shqipëri, pasi u krye krimi.

Sipas hetimeve të kryera, vëllai dhe bashkëpunëtori në dhjetorin e vitit të kaluar kishin mbërritur në Itali nga Shqipëria, dhe tre ditë më vonë më 13 dhjetor, të dy dyshohet se kanë inskenuar grabitjen në shtëpinë e 49-vjeçarit dhe kanë vrarë me thikë Petrit Cakën.

Gëzim Gjini tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.