Një shqiptar është ekzekutuar me plumb në kokë në Greqi.
Sipas mediave greke, shqiptari u gjet i pajetë në oborrin e banesës së tij në ishullin Salamis.
Ishte një i afërm i viktimës që lajmëroi menjëherë autoritetet.
Autori i vrasjes dyshohet të jetë një shqiptar. Sakaq, hetimet vijojnë për të zbardhur të plotë ngjarjen.
