Në këtë vit të ri shkollor, nxënësit dhe mësuesit do të përballen me një risi. Gjatë një ore mësimi pritet të zhvillohen disa lëndë bashkë.
Kjo do të jetë një fazë testimi. Mësimi i kombinuar do të fillojë së pari me lëndët e shkencave të natyrës si kimi, fizikë, biologji bashkë me matematikën. Për këtë metodikë është e nevojshme të përdoren pajisje teknologjike.
Ky ndryshim do të vijë përmes platformë PHET SIMULATIONS, si mjet mësimdhënës nëpërmjet animacioneve.
Aplikacioni është pa pagesë dhe është projekt i realizuar nga Universiteti i Kolorados, ku mund të regjistrohen mësuesit dhe nxënësit.
