Një bandë kriminale e angazhuar në vjedhjen e vilave dhe rezistenca, u godit nga policia italiane, duke çuar në pranga tre shqiptarë.
Shqiptarët, ndaj të cilëve gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg, akuzohen për të paktën 66 vjedhje të banesave dhe vilave.
Mediat italiane shkruajnë se grupi i ka kryer vjedhjet të gjitha gjatë periudhës së fundit, para Krishtlindjeve e këtej, kryesisht në provincat e Pordenonit dhe Trevisos.
Si pasojë e grabitjeve, banda ka përfituar rreth 2 milion euro të ardhura të paligjshme. Ata vidhnin para, stoli, orë, pllaka ari, etj.
Policia u gjeti atyre edhe pistoleta dhe municione, të gashme për t’i përdorur gjatë grabitjes së tyre gjatë netëve nëpër shtëpi.
Mediat lokale shkruajnë se asetet financiare, shqiptarët i transferonin në Shqipëri.
Gurë të çmuar, me vlerë qindra mijëra euro, u kthyen pronarëve të tyre të ligjshëm pas operacionit, ku u sekuestrua një pjesë e materialeve të grabitura.
Rreth 1 milion euro, vlerësohen sendet e gjetura nga policia.
Grupi i mirë-strukturuar kriminal kishte bazë logjistike dy apartamente në Conegliano dhe Treviso.
