Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit takim me autoritetet doganore dhe ato portuale

14:40 / August 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
e880bc9f 0102 450f be20 0a2a38cdc70a 717x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të punës intensive që po kryhet nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit dhe nga ato mbështetëse, për të menaxhuar sa më mirë, pikun e sezonit turistik 2023, si dhe fluksin e vizitorëve dhe turistëve që zgjedhin Shqipërinë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Portual, Pirro Vengu.

Takimi, tejet i rëndësishëm, pasi vuri në qendër të diskutimeve ndërmjet titullarëve, luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike, trafikimit të armëve, kundër kontrabandës, kalimit të shumave të konsiderueshme të parave që kanë si burim krimin, si dhe përpunimin e shpejtë dhe të saktë të të dhënave të shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin dhe shmangien e burokracive, për të lehtësuar maksimalisht lëvizjen dhe për të minimizuar koston kohore.

Gjatë diskutimit, Drejtori i Përgjithshëm vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet 3 institucioneve, dhe theksoi se menaxhimi shumë i mirë i lëvizjes së shumëfishuar gjatë sezonit turistik 2023, pa incidente dhe me rezultate konkrete, dëshmon një angazhim paralel dhe maksimal të të gjithëve, i cili jo vetëm duhet të vazhdojë me këto ritme deri në përfundim të sezonit turistik, por duhet të mbetet njësoj i qëndrueshëm dhe këmbëngulës edhe pas përfundimit të sezonit, duke qenë se pikat e kalimit kufitar përbëjnë një hallkë të rëndësishme të sigurisë publike.

Në vijim, drejtuesit e 2 autoriteteve, Vengu dhe Gazheli, gjithashtu vlerësuan koordinimin e punës me punonjësit e Policisë në pikat e kalimit kufitar dhe rezultatet e arrira nga inteligjenca policore. Bashkëveprimi ndërmjet 3 institucioneve ka përfshirë kontrolle/skanime me metoda bashkëkohore, shkëmbim të informacioneve dhe ndërhyrje të përbashkëta. Të gjitha këto elemente kanë sjellë rezultate të shkëlqyera në luftën kundër krimeve kufitare, si dhe kanë mundësuar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve, mallrave dhe shërbimeve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I sekuestrohet pasuri me vlerë 77 milionë lekë, një kompani dhe 24 makina anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, SPAK jep detajet

12:44 / October 22, 2026

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.