Një 60-vjeçar është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshatit Grabovicë të Pogradecit.
Mësohet se viktima me iniciale E. A. vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.