Sezoni i ri i emisioneve politike, mesa duket pritet të ketë ndryshime.
Duket se gazetari Alban Dudushi dhe emisioni ‘Spotlight’ është drejt ndarjes nga Vizion Plus. Burimet thonë se arsyeja pse Dudushi është drejt largimit nga Vizion Plus, është vizioni i ndryshëm i vetë gazetarit me drejtuesin e televizionit.
Kujtojmë që Alban Dudushi drejton emisionin “Spotlight” prej tre vitesh në ekranin e Vizion Plus.
Pritet të vijë shtatori për të parë se ku do ta shohim Alban Dudushin, i cili është një nga gazetarët më në zë të politikës që nga viti 1995.
