Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Protesta në Himarë për lirimin e tij, Fredi Beleri nga qelia: Mirënjohje Athinës për mbështetjen!

13:47 / August 15, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fredi Beleri AP transformed
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i pabetuar i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ka falënderuar kryebashkiakun e Athinës Kostas Bakojanis, për mbështetjen dhe praninë e tij gjatë protestës së zhvilluar dje në Himarë. “Dëshiroj të falënderoj me gjithë zemër kryetarin e Bashkisë së Athinës, Kostas Bakojanis për mbështetjen e tij dhe thelbësore në luftën time dhe gjithashtu për praninë e tij në protestën madhështore në Himarë”, shkruan Beleri në një postim në Facebook.

Bakojanis dje nga protesta, ndër të tjera deklaroi se Beleri ka të drejtën e një gjykimi të drejtë, por edhe se paraburgimi i tij i paligjshëm shkel ligjin, shkruan Protothema. “Emri dhe mbiemri i tij është: Fredi Beleri”, tha dje Kostas Bakojanis, duke shënuar praninë e tij në demonstratën e madhe të organizuar nga organizata e mërgimtarëve “Omonoia”.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e zhvilluar ditën e hënë në Himarë për lirimin e Fredi Belerit, ku të pranishëm ishin edhe kryebashkiaku i Athinës dhe Selanikut. Përmes një shkrimi të gjatë të publikuar në Facebook, kryeministri Rama u kërkon që t’i binden ligjit dhe se nuk mund të kundërshtojnë vendimet e një gjykate të një shteti demokratik.

“Për mua, ky politizim i një çështjeje të drejtësisë shqiptare, deri në pikën që të organizohet një protestë këtu në Shqipëri nga autoritete të zgjedhura në Greqi, ndër të cilët as më shumë e as më pak, po edhe kryebashkiakët e dy qyteteve më të mëdha të Greqisë, mund t’i shkonte skenarit të një filmi sarkastik për marrëdhëniet ndërshtetërore në një Ballkan të denjë për stereotipin e vet të vjetër të përplasjeve “kush jam unë e kush je ti!”, po jo realitetit demokratik të fqinjësisë europiane, mes një vendi anëtar të BE-së dhe një vendi që aktualisht negocion anëtarësimin në BE”,-shkruan Rama.

Kreu i qeverisë shprehu keqardhjen për ndërhyrjen e palës greke në një çështje të drejtësisë shqiptare, për ta paraqitur këtë çështje në Bruksel, si një çështje të të drejtave të minoritetit grek. Po ashtu Rama thekson se protesta në Himarë mund të ndezë nacionalizmin nga ekstremistët.

“Sepse ky hap i hedhur si këmba e elefantit në një dyqan qelqurinash, mund të sjellë pasojën regresive të rindezjes së flamës së nacionalizmit, e të ndjenjave negative reciproke që ajo flamë lind në shtresa të keqinformuara e në grupe të caktuara ekstremistësh, të cilët i mezipresin këto raste me bidon benzine në dorë, gjë që as nuk e dyshoj një sekondë se jo vetëm unë dhe qeveria shqiptare, po as kryeministri dhe qeveria greke nuk e dëshirojnë hiç asfare”.

Fredi Beleri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.