Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

I publikoi fotot intime në sajte porno, gruaja fiton 1.2 mld dollarë nga ish i dashuri

08:50 / August 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pornografi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një grua nga Teksasi ka arritur të fitojë 1.2 miliardë dollarë dëmshpërblim, pasi juria në gjykatë vendosi se ajo ishte viktimë e një skeme hakmarrëse pornografike të ish të dashurit të saj.

Ajo ngriti një padi për ngacmim kundër ish të dashurit të saj në vitin 2022, ku pretendonte se ai postoi foto intime të saj në internet për ta “turpëruar publikisht” pas ndarjes. Sipas dokumenteve të gjykatës, gruaja dhe ish i dashuri i saj filluan të takoheshin për herë të parë në vitin 2016. Me besim të plotë gruaja i ka dërguar ish të dashurit foto intime të saj gjatë lidhjes.

Kur u ndanë në vitin 2021, ish i dashuri i ka postuar fotot e saj intime në platformat e mediave sociale dhe faqet e internetit të të rriturve pa pëlqimin e viktimës. Ish i dashuri i saj u akuzua gjithashtu se kishte akses në telefonin e viktimës, llogaritë e mediave sociale dhe e-mailin e saj, si dhe në sistemin e kamerave të sigurisë në shtëpinë e nënës së saj, të cilat i përdori për ta spiunuar atë.

Në një moment, i pandehuri dyshohet se i dërgoi gruas një mesazh, ku e kërcënonte me publikimin e imazheve. “Ti do ta kalosh pjesën tjetër të jetës duke u përpjekur dhe duke dështuar të fshish veten nga interneti. Të gjithë ata që takoni do ta kenë dëgjuar ndonjëherë historinë dhe do të të kërkojnë në internet“, shkruhej në mesazh.

Avokatët fillimisht i kishin kërkuar jurisë 100 milionë dollarë dëmshpërblim. Juria më pas vendosi se ish i dashuri duhet t’i paguajë gruas 200 milionë dollarë për ankthin mendor të shkaktuar në të kaluarën dhe që do ta ndjekë edhe në të ardhmen, si dhe 1 miliardë dollarë si dëmshpërblim shembullor.

gruaja intime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.