Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Paradoksi Trump, fiton 11 mln dollarë donacione pasi nisi ndjekja penale. Akuzat nuk e prekin atë

09:07 / August 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trump 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Betejat ligjore me të cilat duhet të përballet Donald Trump vazhdojnë të shtohen në numër, por paradoksalisht me të njëjtin trend rriten edhe donacionet financiare që ai merr, së bashku me mbështetjen në sondazhet elektorale.

Ndjekjet penale dhe aktakuzat ndaj ish-Presidentit po rezultojnë se nuk e dëmtojnë manjatin amerikan, por çuditërisht po sjellin më shumë përfitime financiare për të, në një vend ku fitoret elektorale arrihen me miliarda dollarë kosto për fushatën. “Departamenti i Drejtësisë i Biden-it po përpiqet të më fusë në burg përjetë pa prova”, shkruante ai përpara se t’u kërkonte “patriotëve” të tij të dhuronin 24 deri në 1000 dollarë për fushatën.

Që nga aktakuza e parë, e komunikuar ndaj tij në pranverë në Nju Jork, Trump ka përmbytur mbështetësit e tij me mesazhe dhe e-maile të ngjashme, me tekste që përmbajnë të njëjtën retorikë nxitëse për të vijuar me donacionet.

Rezultati i kësaj retorike ka qenë bindës, pasi grupi i fushatës republikane njoftoi se ka mbledhur mbi 4 milionë dollarë në 24 orë pas ndjekjes së parë penale të konfirmuar për Trump, që përkon me pagesat e tij për të blerë heshtjen e ish-yllit të pornografisë Stormy Daniels. Ai gjithashtu mblodhi gati 7 milionë dollarë menjëherë pasi iu komunikua aktakuza e dytë federale për dokumentet e klasifikuara që mori me vete kur u largua nga Shtëpia e Bardhë.

trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.