Parku Kombëtar “Shebenik” është një nga atraksionet turistike, i cili të ofron mundësi dhe alternativa pa fund destinacionesh me rrugë për automjete dhe këmbësore siç janë dhe shtigjet.
Specialistët e Adiminstarës së Zonave të Mbrojtura, Elbasan në bashkëpunim me punonjësit e PONT-it realizuan markimin, shenjimin dhe pastrimin nga gurët dhe degët në një nga shtigjet, i cili të çon në një nga destinacionet më të bukura të parkut, siç është edhe maja e Librazhdit, nga ku mund të shijosh pamjen e një natyre të mrekullueshme e mahnitëse si edhe ajrin e pastër e të freskët.
Shkalla e vështirësisë së shtegut konsiderohet mesatare dhe sugjerohet pajisja e turistëve me veshje dhe këpucë të përshtatshme për terren. Sipas ADZM Elbasan, ky shteg vizitohet sipas itinerarit Librazhd-Qafë Shapkë-Darkat e Librazhd Katundit-Maja e Librazhdit.



