Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Arrestohet ish-zv/ministri i Shëndetësisë dhe një biznesmen, shkak koncesioni i sterilizimit. SPAK lëshon 8 urdhër-arreste

09:05 / August 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maxresdefault 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arrestohet me urdhër të SPAK-ut Klodian Rjepaj, ish-zv/ministër i Shëndetësisë. Rjepaj u arrestua për llogari të hetimit për koncensionin e sterilizimit. Arrestimi i Rjepajt vjen në zbatim të një mase sigurie “arrest në burg” të dhënë në mungesë ndaj tij. Në pranga ka rënë dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, administratori i shoqërisë që fitoi koncensionin.

Me vendim gjykate janë dhënë 8 urdhër-arreste edhe për zyrtarë të tjerë të ministrisë së Shëndetësisë. Konkretisht 2 për ‘arrest me burg’, 2 ‘arrest shtëpie’ dhe 4 detyrim paraqitje.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë njëherësh shefi i kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata është një ndër të 8 emrat e urdhërarresteve të lëshuara nga SPAK për koncensionin e sterilizimit. Ndaj tij është caktuar masa “detyrim paraqitje”.

Arrest me burg

Klodjan Rjepaj, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë
Ilir Rrapaj, ka akuzën e mashtrimit

Arrest shtëpie

Saimir Kadiu drejtor ekonomik
Marsela Serjanaj drejtoreshe juridike

Detyrim paraqitje

Arben Gjata
Pertef Mersini
Genc Burazeri
Naile Ajazi

Biznesmeni Ilir Rrapaj është pronari i komanisë Investital LLC së bashku me një grup kompanishë italiane ku Rrapaj kishte 40 përqind të aksioneve fituan koncesionin me vlere 100 milion euro. Rrapaj nuk ishte paraqitur për të dhënë shpjegime në lidhje me këtë çëshjte, për këtë arsye është bërë ndalimi i tij nga polica dhe pritet të sillet në SPAK ku do t’i përgjigjet pyetjeve të prokurorëve në lidhje me këtë çështje. Ai është shpallur fituesi kryesor i një kontrate koncesionare prej 100 milionë dollarësh në një tender të kontestuar.

Nëpërmjet kompanisë së tij Investital LLC, e cila ka një kapital prej 1000 eurosh dhe është e regjistruar në Prishtinë, Rrapaj zotëron 40 % të aksioneve të një bashkimi kompanish italiane, të cilat fituan tenderin për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.Ortakët e Rrapajt në konsorcium janë tre kompani nga rajoni i Umbrias, përfshirë “Servizi Italia”, e cila ka një eksperiencë 35-40 vjeçare në fushën e sterilizimit dhe mbetjeve spitalore, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.

Ilir Rrapaj Klodian Rjepaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.