Këtë të enjte, qindra makina presin në radhë kilometrike para rrethrrotullimit në aksin Bradashesh-Elbasan, teksa nuk dihet arsyeja e bllokimit. Makinat janë totalisht të ndalura dhe qytetarët janë të detyruar të presin në temperatura të larta, ndërkohë që nuk kanë asnjë informacion. “Kemi një kohë të gjatë që presim të lëvizim dhe jemi në vend numëro”, kanë deklaruar shoferat.



